The Embassy of Switzerland through its project ‘Health for All’ has completed the distribution of 58 oxygen concentrators for 21 health centers in Tirana, Fier and Dibër. For the first time, these centers will be able to provide home care for patients who need oxygen therapy. Tirana which is the hardest hit with Covid-19 cases will get 40 of these machines in several health centers.
“A home-based care model for the most vulnerable population of Albania is part of transforming primary health care. In the current COVID 19 pandemic, serving to the people at highest risk takes greater importance”, states Swiss Ambassador Adrian Maître.
These oxygen concentrators are portable equipment that can be used at patient’s homes and they use ambient air to deliver oxygen therapy to those who need it. Primary health care teams can use them for moderate forms of Covid-19 and for a variety of chronic conditions requiring oxygen supplies.
In addition to oxygen concentrators, the ‘Health for All’ project has delivered to primary health centers also other medical supplies such as pulse oximeters and thermos-scanners, and protective gear such as surgical masks, gloves, washable isolation gowns and disinfectants.
‘Health for All’ is a project of the Swiss Government that aims to strengthen primary health care in Albania–a priority area for the country.
_______________________
Zvicra dhuron 58 aparate të oksigjenit në Shqipëri
Ambasada Zvicerane në saj të projektit ‘Shëndet për të gjithë’ ka përfunduar shpërndarjen e 58 koncentruesve të oksigjenit për 21 qendra shëndetësore në Tiranë, Fier dhe Dibër. Për herë të parë këto qendra do të kenë mundësinë të japin kujdes në shtëpi për pacientët që kanë nevojë për terapi me oksigjen. Tirana – që është prekur më shumë nga raste me Covid-19 – do të marrë 40 nga këto makina në disa nga qendrat shëndetësore.
“Një model kujdesi në shtëpi për popullatën më të prekshme të Shqipërisë është pjesë e transformimit të kujdesit shëndetësor parësor. Në pandeminë aktuale të Covid-19, t’u shërbesh njerëzve që janë në rrezikun më të lartë, merr rëndësi të veçantë”, deklaron Ambasadori zviceran Adrian Maitre.
Këta koncentrues oksigjeni janë pajisje të lëvizshme, të cilat mund të përdoren nëpër shtëpitë e pacientëve dhe ato bazohen në ajrin e ambientit për të dhënë terapi oksigjeni për ata që kanë nevojë. Ekipet e kujdesit shëndetësor parësor mund t’i përdorin ato për raste mesatare të Covid-19, si dhe për disa sëmundje kronike që kërkojnë furnizim me oksigjen.
Përveç koncentruesve të oksigjenit, projekti ’Shëndet për të Gjithë’ ka dhënë tek qendrat edhe furnizime mjekësore si oksimetra për pulsing dhe termo-skanera, si dhe pajisje mbrojtëse si maska kirurgjikale, doreza, përparëse izolimi me shumë përdorim, dhe disinfektantë.
’Shëndet për të gjithë’ është një projekt i qeverisë zvicerane që synon forcimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri – një fushë prioritare për vendin.
Discussion about this post