2021 will see the first wind power auction in Albania as part of supporting renewable energy initiatives through the cooperation between the European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) and the Ministry of Infrastructure and Energy.
Albania’s government announced plans to launch an auction for constructing wind power plants. This will be the first project to utilize wind for energy production contributing towards more sustainability and diversity in the country’s energy supply.
The auction expected to be launched in the early part of 2021 is enabled by the Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO) as a first step in a planned series of investments in wind energy initiated by the European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) and the government of Albania.
Albania’s energy system relies almost exclusively to hydropower and therefore alternative sources such as solar and wind energy will ensure diversity and security, while also making the country more resilient to climate change factors and reducing energy costs.
_________________
Shqipëria nis projektin e parë për energjinë nga era me mbështetje zvicerane
2021 do të sjellë ankandin e parë për energjinë nga era në Shqipëri, pjesë e mbështetjes së nismave për energjinë e rinovueshme përmes bashkëpunimit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Shqipëria njoftoi planet për fillimin e një ankandi për ndërtimin e centraleve të energjisë nga era. Ky do të jetë projekti i parë në vend që do të përdorë erën për prodhimin e energjisë, duke kontribuar për më shumë qëndrueshmëri dhe diversitet në furnizimin me energji.
Ankandi që pritet të lançohet gjatë pjesës së parë të 2021 është mundësuar nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO), si një hap i parë në serinë e planifikuar për investime në energjinë nga era me nismën e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe qeverisë së Shqipërisë.
Sistemi energjitik i Shqipërisë mbështetet pothuasje plotësisht në energjinë ujore dhe prandaj burime alternative si nga dielli dhe era do të sigurojnë diversitet dhe siguri, ndërsa sigurohet gjithashtu edhe fleksibilitet ndaj faktorëve të ndryshimeve klimatike, dhe reduktohen kostot.
Discussion about this post