- Managing a business, especially a small business is becoming more difficult
The decline of consumption, the increased competition from large chain businesses and malls are reducing turnover, but also the profits that the entity makes at the end of the month. But, do you know which are the types of businesses that are more profitable in relation to total revenue? The answer comes from INSTAT, which has published revenues and profits for 31 major economic activities in the country, during the year 2019. The data is processed by Monitor, extracting profit rates for each activity (net profits / total revenues), which shows that for every 100 ALL of income, what is the percentage of the profit left to the enterprise.
- Real estate
In the first place for 2019 has passed the activity of real estate, with a profit rate of 25%, from almost 19% that was the previous year. The return of Tirana to a construction site, the increase in sales as a result of the inflow of informal resources, have made the real estate business become a favorite. Other INSTAT data shows that the number of entities dealing with real estate activity has doubled in recent years, approaching 800. Even during the pandemic period, premises that are being vacated by businesses that are closing are being turned into of real estate offices.
Official INSTAT data showed that in the second quarter of 2020, real estate activity reached a historic high, at least since the beginning of 2008, when the data were reported. According to INSTAT, Gross Domestic Product at current prices, seasonally unadjusted, for real estate activity was almost 26 billion ALL, or about 210 million EUR, with a significant increase from the first quarter 2020 (see first graph). In fact, INSTAT data shows that this sector has marked a strong growth since the first quarter of 2018.
2.Professional services
The business of the mind is being valued more in recent years. INSTAT data shows that in 2019, this activity resulted in a profit rate of 23%, from 15.3% the previous year. Meanwhile, many free professions have opened entities and have been separated from their employers, due to the high tax on salaries over 150 thousand ALL.
- Letters and prints
Although paper seems out of fashion due to the development of technology and online communication, the business of paper and printing continues to be profitable. According to INSTAT, the profit rate of this activity was 18.9% in 2019, from 12.8% the previous year.
- Posting and storage
The postal activity has taken on a new dimension after the development of online commerce. According to INSTAT, it is the fourth most profitable sector in the country, with a rate of 17.6% in 2019, although declining, compared to 20.6% the previous year.
Other sectors
The list of profitable activities is followed by information and services, with a return of 17.1%. Hospitality marked a significant improvement in performance, with a return of 20%, from 2% the previous year, while 2019 was the best historical year for tourism, with over 6.2 million foreign nationals entering the country. Health is another good industry (13.7%), especially after the pandemic. Food services (bars and restaurants) earn on average 11.3%. The retail sales business, the most widespread in the country, has an average return of about 10%.
The less profitable businesses
Travel agencies, which mainly receive ticket commissions, have a low profit of about 4.1%. The wholesale trade has a profit rate of 4.1%, but this activity works with low margins due to the large volumes that circulate. Only two sectors were at a loss in 2019, that of water supply (-0.2%), due to the aggravated situation of water supply and processing engineering (-7.9%).
- Të menaxhosh një biznes, sidomos të vogël sa vjen e po bëhet më e vështirë.
Rënia e konsumit, shtimi i konkurrencës nga zinxhirët dhe qendrat e mëdha vetëm sa po ulin xhiron, por dhe fitimet që nxjerr subjekti në fund të muajit. Por, a e dini se cilët janë ato lloje biznesesh që kanë fituar më shumë në raport me të ardhurat totale? Përgjigja vjen nga INSTAT, që ka publikuar të ardhurat dhe fitimet për 31 aktivitete ekonomike kryesore në vend, që i përkasin vitit 2019. Të dhënat janë përpunuar nga Monitor, duke nxjerrë normat e fitimit për çdo aktivitet (fitime neto/ardhurat totale), që tregon se për çdo 100 lekë të ardhura, sa për qind i mbetet sipërmarrjes si fitim.
1.Pasuritë e paluajtshme
Në vend të parë për vitin 2019 ka kaluar aktiviteti i pasurive të paluajtshme, me një normë fitimi prej 25%, nga gati 19% që ishte vitin e mëparshëm. Kthimi i Tiranës në një kantier ndërtimi, rritja e shitjeve si rrjedhojë e hyrjes së burimeve informale, kanë bërë që biznesi i pasurive të paluajtshme të bëhet i preferuar. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se numri i subjekteve që merren me aktivitetin e pasurive të paluajtshme është dyfishuar vitet e fundit, duke iu afruar 800. Edhe gjatë periudhës së pandemisë, ambientet që po lirohen nga bizneset që po mbyllen, po kthehen në zyra të pasurive të paluajtshme.
Të dhënat zyrtare të INSTAT bëjnë të ditur se në tremujorin e dytë 2020, aktiviteti i pasurive të paluajtshme arriti një nivel historik të lartë, të paktën që nga fillimi i vitit 2008, kur raportohen të dhënat. Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime korente, i papërshtatur sezonalisht, për aktivitetin e pasurive të paluajtshme ishte gati 26 miliardë lekë, ose rreth 210 milionë euro, me një rritje të ndjeshme nga tremujori i parë 2020 (shih grafikun e parë). Në fakt, të dhënat e INSTAT tregojnë se ky sektor ka shënuar një rritje të fortë që nga tremujori i parë i vitit 2018.
2.Shërbimet profesionale
Biznesi i mendjes po vlerësohet më shumë vitet e fundit. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2019, ky aktivitete rezultoi me një normë fitimi prej 23%, nga 15.3% vitin e mëparshme. Ndërkohë shumë profesione të lira kanë hapur subjekte dhe janë shkëputur nga punëdhënësit, për shkak të tatimit të lartë mbi pagat mbi 150 mijë lekë.
3.Letra dhe shtypshkrimet
Ndonëse letra duket e dalë jashtë mode për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe komunikimit online, sërish biznesi i letrës dhe shtypshkrimeve vijon të jetë fitimprurës. Sipas INSTAT, norma e fitimit të këtij aktiviteti ishte 18.9% në 2019-n, nga 12.8% një vit më parë.
4.Posta dhe magazinimi
Aktiviteti postar ka marrë një dimension të ri pas zhvillimit të tregtisë online. Sipas INSTAT, ai rezulton sektori i katërt më fitimprurës në vend, me një normë prej 17.6% në 2019-n, ndonëse në rënie, në raport me 20.6% vitin e mëparshëm.
Sektorë të tjerë
Listën e aktiviteteve fitimprurëse e vijojnë shërbimet e informacionet, me kthim 17.1%. akomodimi ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të performancës, me kthim 20%, nga 2% vitin e mëparshëm, teksa 2019-a ishte viti më i mirë historik për turizmin, me mbi 6.2 milionë shtetas të huaj që hynë në vend. Shëndetësia është një tjetër aktivitet i mirë (13.7%), sidomos pas pandemisë. Shërbimet ushqimore (baret e lokalet) fitojnë mesatarisht 11.3%. Biznesi i tregtisë, me pakicë, më i përhapuri në vend, ka një kthim mesatar prej rreth 10%.
Bizneset që fitojnë më pak
Agjencitë e udhëtimeve, që kryesisht marrin komisionet e biletave, kanë një fitim të ulët prej rreth 4.1%. Tregtia me shumicë ka një normë fitimi prej 4.1%, por ky aktivitet punon me marzhe të ulëta për shkak të volumeve të mëdha që qarkullon. Vetëm dy sektorë ishin me humbje në 2019-n, ai i furnizimit me ujë (-0.2%), për shkak të situatës së rënduar të ujësjellësve dhe i inxhinierive të tjera përpunuese (-7.9%).
Burimi: Monitor
Discussion about this post