- Economic Growth of Over 5% in 2021
According to INSTAT data, the volume of economic activity in the country increased by 3 % in the last quarter of last year, after three consecutive quarters of decline. Economic growth was supported by the expansion of consumption, investment and exports, and was reflected in the improvement of productive and service activities. The available data for the first quarter of the current year are only indirect, but they signal the continuation of the economic recovery, as illustrated by the improved confidence of economic agents, fiscal accounts and trade flows.
However, although increasing, aggregate demand still remains below the levels recorded in the pre-pandemic period and insufficient to make full use of factors of production. As a result, economic activity in the country shrank by 3.3% during 2020, the Albanian economy lost about 43,000 jobs, while the unemployment rate increased to 11.8 %. Also, the growth rate of wages and other production costs came to a slowdown”, informed Sejko among other things.
“Our forecasts for the outlook remain positive. The continuation of vaccination processing in Albania and globally, monetary and fiscal stimulus, and the return of confidence at historic levels, will open the way to the progressive expansion of economic activity in the next years. The baseline scenario of forecasts projects the economy to recover at a stable pace during 2021 and 2022, following the contraction being suffered in 2020,” Sejko said.
The Supervisory Council deems that the full recovery of economy and the stable increase of inflation towards the target should continue to be supported by a simulating profile of economic policies.
- Rritja ekonomike mbi 5 % në 2021
Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, vëllimi ekonomik në vend u rrit me 3 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. “Rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i konsumit, investimeve dhe eksporteve dhe u pasqyrua në përmirësimin e aktiviteteve prodhuese dhe atyre të shërbimeve. Të dhënat e disponuara për tremujorin e parë të vitit aktual janë vetëm indirekte, por ato sinjalizojnë vijimin e gjallërimit të ekonomisë, sikundër ilustrohet nga përmirësimi i besimit të agjentëve ekonomikë, i llogarive fiskale dhe i flukseve tregtare”. Por s’mund të thuhet e njëjta gjë për pjesën tjetër të vitit 2020, ku ekonomia u tkurr me 3.3 për qind, ndërsa u shkurtuan jo pak por 43 mijë vende pune.
“Edhe pse në rritje, kërkesa agregate mbetet ende poshtë niveleve të regjistruara në periudhën përpara pandemisë dhe e pamjaftueshme për të vënë në shfrytëzim të plotë faktorët e prodhimit. Për rrjedhojë, aktiviteti ekonomik në vend u tkurr me 3.3% gjatë vitit 2020, ekonomia shqiptare humbi rreth 43,000 vende pune, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit në 11.8%. Po ashtu, ritmi i rritjes së pagave dhe kostove të tjera të prodhimit erdhi në ngadalësim”, shtoi guvernatori Sejko.
“Projeksionet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Vijimi i procesit të vaksinimit në vend dhe në botë, stimuli monetar dhe fiskal, si dhe rikthimi i besimit në nivelet historike, do t’i hapin rrugë zgjerimit progresiv të aktivitetit ekonomik gjatë viteve në vazhdim. Skenari bazë i parashikimeve projekton një rimëkëmbje me ritme të qëndrueshme të ekonomisë gjatë viteve 2021 dhe 2022, pas kontraktimit të përjetuar në vitin 2020.”-theksoi Sejko.
Këshilli Mbikëqyrës gjykon se rimëkëmbja e plotë e ekonomisë dhe rritja e qëndrueshme e inflacionit drejt objektivit duhet të vazhdojnë të mbështeten nga politikat stimuluese ekonomike.
Discussion about this post