The market for organic products around the world is growing rapidly, bringing a perspective to businesses that focus on these products.
Albinspekt, a Swiss-funded unit for the creation and development of organic farming infrastructure in Albania, has certified 200 organic businesses across the country represented by agricultural farms.
Organic Albanian farms that hold this certificate are allowed to export to other countries. In order for these products to be exported to the EU as organic, they must use organic production methods set out in EU legislation, a process that is audited by an EU-accredited certifier. Products must have the organic logo of the EU and as the standard logo.
Albanian companies of organic products that are represented by a variety of products from honey, vegetables, fruits and meat and dairy, are in front of a good perspective to increase profits in the future. Information from European markets shows that organic products are sold at a price at least 30% higher than other products where industrial chemicals are used.
The development of organic products suits small Albanian farms which are organized in small areas and suffer from high land fragmentation. By producing value-added products they increase profits which in Albania are also favored by the season and the typical Mediterranean climate.
In recent years, exports of agricultural products have increased, as more and more farmers are tending to increase the diversity of products, their quality and their sense of finding new export markets.
Prodhimet organike në Shqipëri
Tregu i prodhimeve organike kudo në botë po rritet me shpejtësi, duke sjelle një perspektive të mbarë për bizneset që kanë në fokus këto prodhime.
Albinspekt një njësi e financuar nga qeveria Zvicerane për krijimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së bujqësisë organike në Shqipëri ka certifikuar deri më tani 200 biznese organike në të gjithë vendi të përfaqësuara nga ferma bujqësore.
Fermat organike shqiptare që zotërojnë këtë certifikatë u mundësohet eksporti në vendet të tjera. Po në mënyrë që këto produkte të eksportohen edhe në BE si organike ato duhet të përdorin metoda të prodhimit organik të përcaktuara në legjislacionin e BE, proces që auditohet nga një çertifikues i akredituar nga BE. Produktet duhet të kenë logon organike të BE-së dhe si logon e standardit.
Kompanitë shqiptare të prodhimeve organike që përfaqësohen me larmishmëri produktesh që nga mjalti, perimet, frutat dhe mishi dhe bulmeti, janë para një perspektive të mirë për të rritur fitimet në të ardhmen. informacionet nga tregjet europiane tregojnë se prodhimet organike shiten me një çmime së paku 30% më të lartë se prodhimet e tjera ku përdoren kimikatet industriale.
Zhvillimi i prodhimeve organike u shkon për shtat fermave të vogla shqiptare të cilat janë të organizuara në sipërfaqe të vogla dhe vuajnë copëzimin e lartë të tokës. Duke prodhuar produkte me vlerë të shtuar ato të rrisin fitimet të cilat në Shqipëri favorizohen edhe nga sezoni dhe klima tipike mesdhetare.
Vitet e fundit eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur, teksa gjithnjë e më shumë fermerë po priren për të rritur diversitetin e prodhimeve, cilësinë e tyre dhe nuhatjen për gjetjen e tregjeve të reja të eksportit.
Source: Revista Monitor https://www.monitor.al/200-kompani-shqiptare-marrin-certifikaten-per-prodhime-organike/
Discussion about this post