- “Turgut Ozal”- new member
Mission:
Their mission is to guarantee high quality education, with qualified local and foreign teachers, so that our students nurture a sense of citizenship in Albania and in the world, as fruitful and open-minded individuals by applying all innovative methods that influence teaching. and learning nationally and internationally. We promote the teaching of the principles of justice, understanding and communication, so that we can further transmit human values and virtue in the country and beyond.
Vision:
Their vision is to be an institution with a sound foundation in the education of generations, a leader in the field of education in the market where we operate while maintaining local and international standards and at the same time giving our contribution to society for all stakeholders in support of values derived from respect for law and democracy, patriotism and love for one another regardless of race, religion, gender, province or nationality.
History of Educational Institutions “Turgut Ozal”:
Turgut Ozal EDUCATION Jsc. was established in 2001 as a joint stock company. This company runs its administration 5 subordinate institutions which include primary schools, secondary schools, high schools and EPOKA University”. In 2021 there are about 3000 students enrolled in the pre-university system (K-12), 2500 students in the higher education system, University “EPOKA”. There are about 660 employees employed at Turgut Ozal EDUCATION JSC.
Non-public institutions “Turgut Ozal” are a brand in Albania with several years of experience. Continuous professional development is one of the main objectives of company related to all its subordinate institutions.
Their graduated students are representing Republic of Albania on the basis of a modern state of law, based on the principles of democracy and human rights. Republic of Albania has been represented in many International Olympiads and Competitions by the students of “Turgut Ozal” Institutions for many years.
While academic success is of primary importance there is also a firm belief in educating in children a spirit of understanding and tolerance and develop a positive regard and awareness of other people.
Our vision consists of giving a multidimensional education which aims in developing students’ skills needed for lifelong learning, and human values like honesty, idealism and kindness. Our goal is to educate a golden generation that will represent Albania and will be a bridge between different countries and cultures.
They see these schools also as a bridge of amiability among different countries and cultures.
Leader’s speech:
The mission of all institutions “Turgut Ozal” is to equip students with a quality education in a wider horizon. As general director of Turgut Ozal Education Sh.a. I have the privilege of being on the education scene today. Understanding the competitive environment, we make every effort to bring excellent educational opportunities, both for the academic growth of students and for the development of their future careers. “Turgut Ozal” is dedicated to achieving excellence, with young people at the center of every venture, a goal which we achieve by giving priority to the personal well-being of students at every stage of their development and education. We have achieved this with trust in each other.
Education enables each individual to face new challenges, creates opportunities for him to move forward and leads him towards a successful life.
For these reason I encourage all students to receive the right education in the right institution. I express my appreciation to the parents and students who have made the right choice by being part of “Turgut Ozal”. Education in “Turgut Ozal” is not just an academic brilliance, but an environment where culture and human skills become one with each other.
It is part of my mission and passion to provide children and young people with a safe place that inspires them to learn, where they feel respected and where they can live happily and healthily.
We have the responsibility of educating the employers, employees, parents and managers of the future, and, for this reason, here in “Turgut Ozal”, we take with the utmost seriousness the impact we can have on present’s events and challenges.
Turgut Ozal Education sh.a. has undergone a series of reforms to return to what it is today. We invite students to come and experience the change. While staying up to date in a highly competitive world, Turgut Ozal’s team aims to create an interdisciplinary and complementary academic environment, where students gain knowledge in a motivating environment. It is with great pleasure that I invite students to this world of education, wishing them to understand and unleash their potential.
Our goal for the future is to provide an exceptional education, to be always aware of the right of young people to a happy and healthy life by enabling them to become responsible and active citizens, to be quality employers and to provide in all our schools service where everyone is listened to and everyone’s needs are anticipated or met.
Tuncer Tiryaki CEO
We welcome our new member!
__________________________________________
- “Turgut Ozal”-Anëtari i ri
Misioni:
Misioni i tyre është të garantojnë cilësi të lartë arsimimi, me mësues të kualifikuar vendas dhe të huaj, në mënyrë që nxënësit tanë të ushqejnë një ndjenjë qytetarie në Shqipëri dhe në botë, si individë të frytshëm dhe mendjehapur duke zbatuar të gjitha metodat inovative që influencojnë mësimdhënien dhe nxënien në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ata nxisin mësimin e parimeve të drejtësisë, mirëkuptimit dhe komunikimit, që të mund të përçojnë më tej vlerat dhe virtytin njerëzor në vend dhe më gjerë.
Vizioni:
Vizioni i shkollës është të jenë një institucion me baza të shëndosha në edukimin e brezave, lider në fushën e edukimit në tregun ku operojnë duke ruajtur standartet lokale dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht duke dhënë kontributin tonë për shoqërinë për të gjithë grupet e interesit në mbështetje të vlerave që rrjedhin nga respekti për ligjin dhe demokracinë, atdhetarizmi dhe dashuria për njëri tjetrin pa dallim race, feje, gjinie, krahine ose kombësie.
Historiku i Institucioneve Arsimore “Turgut Ozal”:
Turgut Ozal EDUCATION Sh.a. është themeluar në vitin 2001 si shoqëri tregtare. Kjo shoqëri ka nën administrimin e saj 5 institucione varësie ku përfshihen shkolla të nivelit të arsimit bazë 9 vjeçar (Arsimi fillor (AF) dhe arsimit të mesëm të ulët (AMU)), nivelit të arsimit mesëm të lartë (AML) dhe Universiteti “EPOKA”. Për vitin 2021 janë regjistruar rreth 3000 nxënës në sistemin parauniversitar (K-12), 2500 studentë në sistemin e arsimit të lartë, Universiteti “EPOKA”. Në shoqërinë Turgut Ozal EDUCATION Sh.a. janë punësuar gjithsej rreth 660 punëmarrës.
Institucionet jopublike “Turgut Ozal” janë brand në Shqipëri me një eksperiencë shumëvjeçare. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional përbën një nga objektivat kryesore të shoqërisë lidhur me të gjithë institucionet e saj të varësisë.
Nxënësit përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë bazuar në bazat e shtetit modern të së drejtës, me principe të bazuara në demokraci dhe të drejtat e njeriut. Gjithashtu për shumë vite nxënësit e institucioneve “Turgut Ozal” kanë përfaqësuar dhe vazhdojnë të përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë në shumë Konkurse dhe Olimpiada Ndërkombëtare.
Ndërkohë që suksesi akademik përbën prioritetin kryesor ata besojnë se është e rëndësishme që brezat e rinj të edukohen edhe me shpirtin e mirëkuptimit dhe tolerances dhe të zhvillojnë një qëndrim pozitiv dhe të ndërgjegjshëm ndaj të tjerëve.
Dhënia e një edukimi afatgjatë multidimensional mbështetet në vizionin tone mbi ndershmërinë, idealizmin dhe mirësinë. Qëllimi ynë është edukimi i një brezi të artë që do të përfaqësojë Shqipërinë dhe do të jetë një urë lidhëse midis vendeve dhe kulturave të ndyshme.
Fjala e Drejtuesit:
Misioni i të gjitha institucioneve “Turgut Ozal” është pajisja e nxënësve me një arsim cilësor në një horizont më të gjerë. Si Administrator i Përgjithshëm i Turgut Ozal Education Sh.a. kam privilegjin të jem në skenën e arsimit të ditëve të sotme. Duke e kuptuar mjedisin konkurrues, ne bëjmë përpjekje maksimale për të sjellë mundësi të shkëlqyera arsimore, si për rritjen akademike të nxënësve, ashtu edhe për zhvillimin e karrierës së tyre në të ardhmen. Institucionet“Turgut Ozal” i janë përkushtuar arritjes së ekselencës, me të rinjtë në qendër të çdo sipërmarrjeje, qëllim të cilin e realizojmë duke i dhënë përparësi mirëqenies personale të nxënësve në çdo etapë të zhvillimit dhe arsmimit të tyre. Ne e kemi arritur këtë me besim te njëri-tjetri.
Arsimi e aftëson çdo individ të përballet me sfidat e reja, i krijon atij mundësi të ecë përpara dhe e drejton atë drejt një jetë të suksesshme. Për këtë arsye i nxis të gjithë nxënësit të marrin arsimin e duhur në institucionin e duhur. Shpreh vlerësimin tim për prindërit dhe nxënësit që kanë bërë zgjedhjen e duhur duke qenë pjesë e “Turgut Ozal”-it. Arsimi në “Turgut Ozal” nuk është thjesht një shkëlqim akademik, por një mjedis ku kultura dhe aftësitë njerëzore bëhen një me njëra-tjetrën.
Është pjesë e misionit dhe pasionit tim t’u siguroj fëmijëve dhe të rinjve një vend të sigurt, që i frymëzon ata për të nxënë, ku ndihen të respektuar dhe ku mund të jetojnë të lumtur e të shëndetshëm. Mbi ne bie përgjegjësia e formimit të punëdhënësve, punëmarrësve, prindërve dhe drejtuesve të së ardhmes, dhe, për këtë arsye këtu në “Turgut Ozal”, ne e shikojmë me seriozitetin maksimal ndikimin që mund të kemi në ndodhitë dhe sfidat e së sotmes.
Turgut Ozal Education sh.a i është nënshtruar një sërë reformimesh për t’u kthyer në atë që është sot. Tashmë i ftojmë nxënësit të vijnë të përjetojnë ndryshimin. Teksa qëndron i përditësuar në një botë tejet konkurruese, ekipi i “Turgut Ozal” synon të krijojë një mjedis akademik ndërdisiplinor dhe gjithëplotësues, ku nxënësit marrin njohuri në një mjedis motivues. Me kënaqësinë më të madhe i ftoj nxënësit në këtë botë arsimi duke u uruar të kuptojnë dhe çlirojnë potencialin e tyre.
Objektivi ynë për të ardhmen është të ofrojmë një arsim të jashtëzakonshëm, të jemi gjithnjë të vetëdijshëm për të drejtën e të rinjve për një jetë të lumtur e të shëndetshme duke u mundësuar të bëhen qytetarë të përgjegjshëm dhe aktivë, të jemi punëdhënës cilësorë dhe të sigurojmë te të gjitha shkollat tona, shërbim ku secili dëgjohet dhe nevojave të secilit u paraprihet ose plotësohen.
Tuncer Tiryaki Administrator i Përgjithshëm
Discussion about this post