Foreign Direct Investment increased again in the third quarter of the year
Data from the Bank of Albania show that they amounted to EUR 251 million, 3.3% more compared to the same period last year. The third-quarter increase further improved the annual progressive balance sheet. For the first 9 months of 2021, Albania has absorbed Foreign Direct Investments in the amount of EUR 711 million, an increase of 1.1% compared to the same period a year ago. By the end of the 6-month period, the increase had been o.65%.
The structure of foreign direct investment by sectors is available until mid-2021. For the first 6 months of this year, the extractive industry was the sector that has attracted the most foreign investment with 95 million euros or 20 % of the total. The flows in this sector consist mainly of reinvested profits of existing companies in the crude oil extraction activity.
Investments in asset activities also marked a significant increase in the first half of the year for real estate. Investments in this sector have reached the value of EUR 80 million, with an annual increase of 186%. Rising prices in the real estate market seem to be attracting not only domestic investment but also foreign capital. This year there is a tendency of return on foreign investment in strategic sectors such as banking and telecommunications.
Investimet e huaja direkte janë rritur sërish në tremujorin e tretë të vitit
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ato arritën në 251 milionë euro, 3.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e tremujorit të tretë ka përmirësuar më tej bilancin progresiv vjetor. Për 9-mujorin e parë të vitit 2021, Shqipëria ka tërhequr Investime të Huaja Direkte në vlerën 711 milionë euro, me një rritje prej 1,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në fund të 6-mujorit, rritja ishte rreth 65%.
Struktura e investimeve të huaja direkte sipas sektorëve është e disponueshme deri në mesin e vitit 2021. Për 6 muajt e parë të këtij viti, industria nxjerrëse ka qenë sektori që ka tërhequr më shumë investime të huaja me 95 milionë euro ose 20% të totalit. Flukset në këtë sektor përbëhen kryesisht nga fitimet e riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.
Rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit shënuan edhe investimet në aktivitete aktive për pasuritë e paluajtshme. Investimet në këtë sektor kanë arritur vlerën 80 milionë euro, me një rritje vjetore prej 186%. Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme duket se po tërheq jo vetëm investimet vendase, por edhe kapitalin e huaj. Këtë vit ka një tendencë të kthimit të investimeve të huaja në sektorë strategjikë si banka dhe telekomunikacion.
(Source: Monitor)
Discussion about this post